×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëna humb vajzën 6 vjeçare, polici shqiptar e gjen duke qarë dhe e shpëton

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 15:41

    Një vajzë e vogël ka humbur në Tiranë ditën e sotme. Nëna me urgjencë ka shkuar për të bërë denoncim në polici. Vajza ndodhej në aksin Zogu i Zi-Laprakë, kur një oficer i Policisë Rrugore e ka parë dhe ka ndaluar.


    Polici i rrugores i ka marrë disa të dhëna për prindërit dhe ka lajmëruar kolegët e tij, të cilët sapo kishin marrë denoncimin e nënës. Vajza u transportua drejt banesës së saj nga Policia Rrugore.

    Njoftimi:

    Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.

    Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

    Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares. Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!