Përfaqësuesja e Kosovë ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën C.
Nga ora 18:00 u hodh shorti i garës së tretë më të madhe të UEFA-s, ndërsa Dardanët kanë mësuar emrat e ekipeve që do ta sfidojnë në Grupin C2.
Kosova do të përballet me Rumaninë, Qipro, Lituania ose Gjibraltari.
Natyrisht se në letër është një grup i lehtë, pasi secila nga ekipet nuk kanë më shumë cilësi se ne, andaj Dardanët do të mundohen t’i marrin pikët maksimale.
Tanët do të synojnë që të fitojnë këtë grup dhe të kalojnë në Ligën B, në mënyrë që të rritet edhe më shumë kualiteti i skuadrave sfiduese. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.