×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në hyrje të tunelit, lëndohet rëndë një person

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 16:09

    Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Elbasanit.


    Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

    Raportohet se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurin në spital.

    Ndërkohë edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!