×
  • Lajme
  • Botë

    900 gra janë vrarë në Francë që nga viti 2017, kërkohet ligj më i ashpër

    Reporteri
    09 Shkurt 2024 | 15:31

    Shoqatat në mbrojtje të të drejtave të grave kanë protestuar mbrëmjen e djeshme në Paris. Protestuesit akuzojnë Presidentin Macron se nuk ma marrë masa për të ndalur krimet dhe vrasjen e grave.

    Grupi feminist francez “Nous Toutes” protestoi në rrugët e Parisit të enjten në mbrëmje për të drejtat e grave. Drejtues të protestës thanë se 900 gratë janë vrarë në Francë që kur Emmanuel Macron erdhi në pushtet në vitin 2017.

    Duke mbajtur në duar parulla që shkruanin “shteti fajtor”, protestuesit denoncuan Macron për dështim në mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

    Para kullës Efiel, protestuesit ndezën 900 qirinj që përfaqësonin çdo grua të vrarë gjatë viteve të fundit.

    Vetëm vitin 2024 në Francë janë vra 20 gra nga mosha 16 deri në 75 vjeçe.

    Protestuesit akuzuan presidentit se në kauzat e tij mungon ajo për mbrojtjen e grave dhe dënimi më i ashpër i dhunës ndaj tyre.

    Në nëntor 2017, muaj pas marrjes së detyrës në Pallatin Élysée, Macron deklaroi se barazia midis burrave dhe grave do të bëhej “kauza e madhe” e mandatit të tij, por sipas protestuesve situata është përkeqësuar.

    Në vitin 2020 presidenti tha se do të kishte ndëshkime të ashpra ndaj dhunës kundër grave dhe emroi ministër të Brendshëm Gérald Darmanin. Por pas disa mujash vet ministri u përball me akuza për përdhunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!