Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se i kishte propozuar ish-presidentit amerikan Bill Klinton që Rusia t’i bashkohej aleancës ushtarake NATO.
Këtë deklaratë, Putini e bëri gjatë një interviste me gazetarin amerikan Tucker Carlson, derisa kujtoi takimin që kishte pasur në Moskë me presidentin e atëhershëm amerikan.
“I kam thënë presidentit Klinton kur ishte në Moskë nëse Rusia do të kërkonte të hynte në NATO a do ta pranonit”, pretendoi presidenti rus.
“Klinton më tha, ‘nuk e di, ndoshta’, pastaj folëm përsëri në mbrëmje dhe më tha ‘kam biseduar me ekipin tim dhe përgjigjja është jo’”, deklaroi mes tjerash Putin.
Presidenti rus për herë të parë ka dhënë një intervistë për një gazetar perëndimor që kur nisi pushtimin e Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2022.
Ai gjatë kësaj interviste arsyetoi pushtimin e territorit duke dhënë “leksione historie” dhe duke arsyetuar veprimet ushtarake në territorin ukrainas.
Vendet perëndimore i kanë vendosur sanksione të shumta Rusisë.
Çfarë deklaroi Putin në intervistën për gazetarin amerikan, pse ngjalli polemika
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.