Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, pas humbjes nga Interi, ka thënë se skuadra “Nerazurre” është në nivel më të lartë se sa të besuarit e tij.
Interi dje mundi në udhëtim Romën (2-4), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.
“Nëse duam të luajmë në nivel me këta emra të mëdhenj, nuk mund ta ulim kurrë nivelin. Ata janë shumë të mirë dhe ju ndëshkojnë”, ka thënë De Rossi.
Pavarësisht humbjes, tekniku italian thotë se është krenar me paraqitjen e të futbollistëve të tij.
“Jam krenar për djemtë e mi, ata dhanë gjithçka. Ata luajtën si lojtarë të vërtetë, kundër një ekipi shumë të fortë dhe mendoj se jemi në rrugë e duhur”, ka theksuar De Rossi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.