Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Reporteri.net se një veturë me targa vendore që ka qenë në lëvizje ka dalë jashtë rrugës.
“Ju njoftojmë se, sot rreth orës: 14:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje, me targa vendore ka dalur jashtë rrugës”.
Ai shtoi se me këtë rast dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj“, ka thënë Veseli. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.