×
  • Lajme
  • Lajme

    Erërat e forta në Prishtinë shkaktojnë dëme, mbi 12 raste intervenimi deri më tash

    Reporteri
    11 Shkurt 2024 | 17:56

    Si pasojë e erërave të forta në vend, vetëm në Prishtinë që nga mbrëmja e djeshme janë intervenuar në 12 raste, ka njoftuar Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, në një përgjigje për Telegrafi-n.

    “Prej mbrëmë janë mbi 12 raste që kemi intervenuar në pothuajse të gjitha pjesët e qytetit duke filluar nga lagjja Arbëria, Rrugën B, Bregun e Diellit, Dardani etj”.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!