×
  • Lajme
  • Botë

    Luftime të reja në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 14:13

    Armenia ka deklaruar se katër ushtarë janë vrarë dhe një është plagosur në luftimet e para në kufi me Azerbajxhanin qëkur dy shtetet nisën bisedimet për marrëveshjen e paqes.

    Azerbajxhani ka deklaruar se ka shkatërruar një postbllok armen në jug në shenjë hakmarrjeje për një incident të mëhershëm, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë vitit të kaluar, Azerbajxhani ka marrë kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabahut që për dekada mbahej nga armenët etnikë.

    Të martën, Armenia ka akuzuar fqinjin e saj se po bën përpjekje të përkeqësojë situatën.

    Sulmi në provincën Syunik të Armenisë është kryer vetëm pak ditë pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev fitoi mandatin e pestë dhe analistët e rajonit kanë shprehur shqetësimet e tyre se ai mund të mendojë për veprime të tjera ushtarake për të pushtuar territorin armen.

    Më shumë se 100 mijë armenë kanë ikur nga Karabakhu pas pushtimit ushtarak nga Azerbajxhani në shtatorin e vitit të kaluar. Territori i Kaukazit Jugor, mes Detit të Zi dhe Detit Kaspik, njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por për më shumë se 30 vjet është kontrolluar nga armenët.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!