×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Senatorja e New York’ut propozon Rezolutë për festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 16:51

    Senatorja e New Yorkut, Jessica Scarcella-Spanton ka propozuar në Senatin e Shtetit një rezolutë për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në videon e publikuar në llogarinë e saj në platformën “X”, Sarcella-Spanton thotë se një gjë e tillë është dëshmi e qëndrueshmërisi dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme të popullit kosovar.

    “Jam thellësisht e nderuar që sponsorizoj këtë rezolutë në Senatin e Shtetit për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme të popullit kosovar, i cili ka tejkaluar sfida të shumta që na çojnë në këtë rast”, ka shkruar ajo në postimin e bërë në “X”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!