×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Turisti polak rrëzohet nga maja e Arapit, ka thyer këmbët

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 21:26

    Një turist polak është rrëzuar nga maja e Arapit në Shkodër, duke pësuar dëmtime në të dyja këmbët.


    Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se turisti rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa mësohet se ka thyer këmbët. Njoftimin për ngjarjen e kanë bërë vetë banorët e zonës.

    Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:30 ndërkohë që janë lajmëruar emergjencat civile. Është e pamundur për të ndërhyrë nga toka ndaj pritet një ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve.

    Turisti polak është në pritje të ndihmës së shpejtë. Sipas burimeve, turisti është jashtë rrezikut për jetën por ka thyer këmbët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!