×
  • Lajme
  • Lajme / Qortimi për dinarin

    Deklarata e O’Brien, Ministri Murati: Patjetër që konsultohemi e koordinohemi me partnerët tanë

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 12:39
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb si mjet për pagesë, ka ngritur shqetësimin edhe të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

    O’Brien u shpreh se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

    “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thosha, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha ai.

    E lidhur me këtë deklaratë është pyetur sot ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

    Murati ka thënë se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë njëzëri dhe që e mbështesin deri në fund qëllimin e këtij vendimi.

    “Duhet theksuar që vendimi është marrë nga BQK-ja në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti. Ne patjetër që konsultohemi, koordinohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet sa i përket qëllimit që synon të arrij rregullorja e miratuar e BQK-së. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë njëzëri që e mbështesin deri në fund”, tha Murati.

    O’Brien, Escobar e Hill – Amerika paralajmëron pasoja për Kosovën për mospërfillje të kërkesës për shtyrje të vendimit për dinarin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!