×
  • Lajme
  • Botë

    Nëntë minatorë zhduken nga rrëshqitjet e dheut në minierën e arit në Turqi

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 13:56

    Qindra anëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë vazhduar kërkimin për nëntë minatorët e arit që janë zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Turqi.

    Më shumë se 10 milionë metër kubikë dhe ka rënë në galerinë e minierës Copler të martën. Katër persona, përfshirë menaxherin e minierës, janë arrestuar si pjesë e hetimit për incidentin.

    Ka shqetësime se mund të rrjedhin materie të rrezikshme kimike nga miniera që mund të shkaktojnë katastrofë ambientale. Ish-kryeministri Binali Yildirim, i cili ka vizituar minierën, ka deklaruar se një numër i madh i minatorëve ka arritur të dalë nga miniera, mirëpo nëntë prej tyre janë zhdukur.

    Miniera Copler, një prej më të mëdhave në Turqi, ndodhet në provincën Erzincan, 60 kilometra në lindje të Ankarasë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!