Barcelona raportohet se ka vënë në shitje Andreas Christensen, Raphinhan dhe Jules Kounde për të lehtësuar problemet financiare.
Klubit spanjoll do t’i duhet të shesë lojtar gjatë verës për të balancuar financat, para se të planifikojë forcimin e ekipit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Sipas Marcas, të paprekshëm në ekip janë Pedri, Gavi, Ronald Araujo dhe Lamine Yamal, por Christensen, Raphina dhe Kounde mund të shiten nëse vijnë ofertat e duhura për ata.
Shitja e Chirstensenit për çfarëdo çmimi mund të shihet si fitim për Barçën sepse mbrojtësi danez u transferua si lojtar i lirë nga Chelsea në verën e vitit 2022.
27-vjeçari ka luajtur rregullisht këtë sezon duke realizuar 28 paraqitje.
Ndërkohë, Raphinha, sapo është kthyer nga lëndimi dhe ishte zëvendësues në barazimin 3 me 3 ndaj Granadas.
Edhe e ardhmja e Koundes mbetet e paqartë. Manchester Unitedi ka përcjell zhvillimet rreth tij, por deri më tani nuk ka pasur diçka konkrete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.