Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shkruar për arritjen e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, në Shqipëri.
Matthew Miller ka shkruar se si një vend aleat në NATO dhe partner, SHBA-ja përkrah integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente.
“Sekretari Blinken mbërriti në Tiranë për vizitën e tij të parë në Shqipëri si Sekretar. Si një Aleate në NATO dhe partnere, SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente”, ka shkruar Miller.
.@SecBlinken arrived in Tirana for his first visit to Albania as Secretary. As a @NATO Ally and partner, the U.S. supports Albania's full integration into the Euro-Atlantic community and its pursuit of a more transparent democracy and economy. pic.twitter.com/yO12O9M3CF
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) February 15, 2024
Prej orës 11:00, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ndodhet në Shqipëri.
Blinken ndodhet tashmë në ambasadën amerikane, ku do të zhvillojë një takim me stafin e ambasadës amerikane.
Kjo është vizita e parë e kryediplomatit amerikan në Tiranë.
Përveç takimit me Ramën, Blinken do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryediplomati amerikan do të mbajë një fjalim në një ngjarje për të rinj që organizohet për të shënuar “të ardhmen e raporteve SHBA-Shqipëri”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.
Ai do të marrë pjesë një ceremoni për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për programin e këmbimit të studentëve Fulbright dhe në nënshkrimin e një memorandumi kundër manipulimit informativ nga një shtet i huaj.
Blinken po ashtu do të takojë afganët e strehuar në Shqipëri, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Vizita e Blinkenit në Shqipëri është në kuadër të një udhëtimi dyditor. Ai pas Shqipërisë do të marrë pjesë Konferencën e Sigurisë së Munihut, së bashku me nënpresidentin amerikane Kamala Harris, e cila do të mbajë fjalimin kryesor.