Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu shqetësimin e tij për vdekjen e figurës së opozitës ruse Alexey Navalny, duke shtuar se ai ndihet “thellësisht i pikëlluar”.
“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i shqetësuar për raportimet që vijnë nga Rusia për vdekjen e Alexey Navalnyt. Rusia ka pyetje serioze për t’iu përgjigjur”, u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ai tha se Navalny ishte një “zë i fortë për lirinë dhe demokracinë”, duke shtuar se aleatët e NATO-s kanë kërkuar prej kohësh lirimin e tij të menjëhershëm.
“Unë thjesht do të vazhdoj t’i bëj thirrje Rusisë që të sigurohet që të gjitha faktet janë vërtetuar, se ato u përgjigjen të gjitha pyetjeve që do të bëhen tani”, shtoi Stoltenberg.
Ai tha gjithashtu se Rusia ka evoluar në një “fuqi gjithnjë e më autoritare”, duke përdorur “shtypjen” kundër opozitës për një periudhë të gjatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.