×
  • Lajme
  • Botë

    Egjipti po ndërton mur me Rripin e Gazës

    Reporteri
    16 Shkurt 2024 | 16:49

    Egjipti ka nisur të ndërtojë një mur me Rripin e Gazës para ofensivës së planifikuar të Izraelit në qytetin kufitar Rafah.

    Këtë e konfirmojnë pamjet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

    Egjipti publikisht nuk e ka pranuar ndërtimin e murit, por vazhdimisht ka paralajmëruar Izraelin që të mos dëbojë 1 milion palestinezët që tani janë zhvendosur në Rafah dhe të detyrojë ikjen e tyre në territorin egjiptian, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Mirëpo autoritetet egjiptiane kanë nisur të marrin masa dhe dëbimi i palestinezëve në drejtim të Egjiptit mund të kërcënojë edhe marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Egjiptit të vitit 1979.

    Në pamjet satelitore të shkrepura të enjten, shihet ndërtimi i murit të gjatë 3.5 kilometra në perëndim të kufirit me Gazan.

    Në këto pamje shihen kamionë dhe barrikada përgjatë rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!