×
  • Lajme
  • Botë / Vdekja e opozitarit rus

    Bideni akuzon Putinin për vdekjen e Navalnyt

    Reporteri
    16 Shkurt 2024 | 19:30

    Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj vdekjes së kryeopozitarit Alexei Navalny në burgun e Rusisë, raporton BBC.

    Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Bideni ka deklaruar se nuk është i befasuar me lajmin për vdekjen e Navalnyt, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Mos u gaboni. Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt”, ka thënë Bideni në këtë fjalim.

    Ai ka thurur lavde për Navalnyn, për të cilin ka thënë se me guxim doli përballë dhunës nga regjimi i Putinit. Ai ka thënë se për guximin e tij është burgosur dhe helmuar. “Asgjë nuk e ndali atë”, ka thënë Bideni.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!