Sulmet janë të turli llojit – prej atyre më ekzotikeve – helmimi me polonium në çaj apo prekje me agjent nervor vdekjeprurës – apo atyre më brutaleve, vrasja në distancë të afërt. Disa prej tyre janë hedhur nga dritaret e hapura, raporton “Associated Press”.
Gjatë viteve, kritikët politikë, spiunët dhe gazetarët hulumtues, janë vrarë ose sulmuar në mënyra të ndryshme, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Të premten, autoritetet ruse kanë deklaruar se kundërshtari i madh i presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka vdekur në një burg në Arktik. Detajet tjera nuk dihen; ekipi i Navalnyt ka deklaruar se nuk ka konfirmim zyrtar për vdekjen e tij dhe se autoritetet ruse janë duke hulumtuar shkaqet e vdekjes. Aleatët e tij më parë kanë akuzuar zyrtarët rusë se kanë tentuar ta helmojnë atë me agjent nervor në vitin 2020.
Tentim atentatet kundër kundërshtarëve të Putinit kanë qenë gjë e zakonshme gjatë pushtetit të tij për më shumë se çerek shekulli. Të afërmit e viktimave dhe pak të mbijetuar, kanë fajësuar autoritetet ruse, por Kremlini gjithnjë ka mohuar përfshirjen.
Gjithashtu ka raportime për vdekjet në rrethana misterioze të shumë zyrtarëve rusë, përfshirë rëniet nga dritaret, por nëse kanë qenë vrasje apo vetëvrasje ka qenë e vështirë për t’u përcaktuar.
Në gushtin e vitit 2020, Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok gjatë fluturimit nga Siberia në Moskë. U konstatua se në të brendshmet e tij ishte vendosur ky agjent nervor. Këtë e mohoi Moska.
Në vitin 2018, Pyotr Verzilov, themelues i grupit Pussy Riot u helmua gjatë fluturimit në Berlin. Aleatët e tij thonë se ai mund të vritet për shkak të kritikave të tij kundër Putinit.
Opozitari i njohur Vladimir Kara-Murza u mbijetoi atyre që ai i cilëson helmime në vitin 2015 dhe 2017. Doktorët më vonë e konfirmuan se ishte helmuar, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kara-Murza mbijetoi, por vitin e kaluar është dënuar me 25 vjet burgim për tradhti.
Vrasja më brutale e kundërshtarëve politikë në vitet e fundit është ajo e Boris Nemtsovit. Ishte kritik i madh i Putinit. Në shkurtin e ftohtë të vitit 2015, u vra nga dy persona në urën e Kremlinit. Pesë persona nga Çeçenia u dënuan për vrasjen e tij dhe njëri prej tyre mori 20 vjet burgim. Mirëpo aleatët e Nemtsovit kanë thënë se ishte përpjekje për të larguar fajin nga qeveria e Putinit.
Në vitin 2006, ish-agjenti i KGB-së, Alexander Litvinenko u sëmur pasi piu qajin me polonium-210. Ai vdiq tre javë më vonë. Para se të vdiste, Litvinenko ka dëshmuar se FSB-ja po përdorte laboratorin e helmeve nga periudha sovjetike.
Edhe agjenti tjetër rus, Sergei Skripal, ishte helmuar në Britani gjatë vitit 2018. I mbijetoi sulmit, por ishte në gjendje kritike.
Nga rrëzimi i aeroplanit në gushtin e vitit të kaluar u vra Yevgeny Prigozhin dhe të gjithë komandantët e tij të mercenarëve “Vagnerit”/Reporteri.net.