×
  • Sport
  • Sport

    Foda zbulon lojtarin më të ri që do ti bashkohet Kosovës

    Reporteri
    17 Shkurt 2024 | 16:14

    Franco Foda sot zyrtarisht ka marrë detyrën e selektorit të Kosovës.

    Tekniku gjerman, gjatë prezantim zyrtar ka bërë të ditur se Elvis Rexhbeçaj do ta vesh fanellën e Kosovës.

    Mesfushori i cili luan në kampionatin gjerman, te skuadra e Augsburgut, mund të jetë në listën e të ftuarve të trajnerit të ri të Kosovës, Franco Fodës.

    “Rexhbeçajn e kam parë duke luajtur, besoj se do ta kontaktojë. Jam optimist se do të na bashkohet”, tha Foda.

    Ndërsa, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, zbuloi se tashmë janë në fazën e kompletimit të dokumenteve. Sipas tij, gjithçka tanimë është e përfunduar.

    “Jemi në kontakt që 5 vjet, jemi në fazën e kompletimit të dokumenteve”, deklaroi Ademi./IndeksOnline/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!