×
  • Lajme
  • Rajon

    Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm

    Reporteri
    18 Shkurt 2024 | 14:18

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për president i koalicionit opozitar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka ftuar publikisht Ali Ahmetin të pranojë sfidën e garës për president të Republikës.

    “Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”, shkraun Taravari.

    Pas shpalljes së kandidaturës së Taravarit, mediat të afërta me BDI-në kanë paralajmëruar se Bujar Osmani do të futet në garën për president dhe pastaj vetë Ali Ahmeti. Taravari ka shprehur disa herë sfidën drejtuar Ahmetit për të futur në garë, por deri tani ftesat e tij nuk kanë marrë përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!