Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris tha sot në Mynih se administrata e presidentit amerikan Joe Biden është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të kërkojë që Moska t’i paguajë kompensim Kievit pas përfundimit të konfliktit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Harris theksoi se SHBA do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
“Presidenti Biden dhe unë do të vazhdojmë të punojmë për t’ju siguruar burimet dhe armët që ju nevojiten për të pasur sukses,” tha Harris./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.