×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vandalizohet memoriali turk në Tiranë

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 12:20

    Vandalizohet memoriali i vendosur te parku i Liqenit Artificial në Tiranë në nder të viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi.


    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit. Pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj.

    “Një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali” thotë policia.

    Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit

    Vendosja e këtij memoriali në liqenin artificial të Tiranës u shoqërua me reagime të shumta, kryesisht në rrjetet sociale. Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

    Grushti i shtetit dështoi, ndërsa Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethullah Gylen, si autor të sulmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!