Marseille ka njoftuar për shkarkimin e kryetrajnerit Gennaro Gattuso pas vetëm 24 ndeshjeve në krye të ekipit.
Ish-menaxheri i Milanit, Valencias dhe Napolit, mori drejtimin e ekipit francez nga Marcelino në fund të shtatorit, por ka arritur të regjistrojë vetëm nëntë fitore në pesë muajt e fundit.
Humbja 1 me 0 nga Bresti e ka lënë Marseillen në pozitën e nëntë të tabelës.
Jean-Louis Gasset ka marrë drejtimin e ekipit dhe do të menaxhojë deri në fund të sezonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.