Futbollisti i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka udhëtuar drejt Barcelonës.
Kamerat kanë kapur yllin e PSG-së në aeroportin e qytetit të Barcelonës.
Nuk dihet arsyeja, por raportohet se Mbappe ishte duke festuar me bashkëlojtarin e tij, Achraf Hakimi.
Kujtojmë që francezi do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni dhe destinacioni i tij pritet të jetë Real Madridi.
Klubi madrilen ka arritur marrëveshje personale me Mbappen me një pagë prej 15 deri në 20 milionë euro në sezon, plus 50 milionë bonuse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.