×
  • Lajme
  • Botë / Hetimet

    Informatori i FBI-së që gënjeu për Bidenin, me lidhje të ngushta me inteligjencën ruse

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 14:59

    Ish-informatori i FBI-së i akuzuar për gënjeshtra për presidentin Joe Biden dhe të birin e tij, Hunter, ka lidhje të niveleve shumë të larta me inteligjencën ruse, kanë deklaruar prokurorët amerikanë, raporton BBC.

    Akuzat ndaj Alexander Smirnov, 43-vjeçar, janë përmendur në dokumentet e reja të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Smirnov është akuzuar se ka gënjyer kur ka thënë se familja Biden kishte marrë ryshfet nga firma ukrainase e energjisë “Burisma”.

    Ai në fund të javës së kaluar është akuzuar për dëshmi të rrejshme për FBI-në.

    Deklaratat e Smirnovit ishin pjesë e përpjekjeve të republikanëve për procesin e impiçmentit ndaj presidentit Biden.

    Në këto dokumente thuhet se në dhjetorin e vitit 2023, Smirnov mori pjesë në një takim me “një anëtar të rangut të lartë të shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse”.

    Në rast se shpallet fajtor, Smirnov përballet me 25 vjet burim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!