×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Ukrainë

    Të paktën 60 ushtarë rusë vriten nga një sulm me raketë

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 15:36

    Të paktën 60 ushtarë rusë janë vrarë kur një zonë e stërvitjes në lindje të Ukrainës është goditur nga dy raketa.

    Burimet e afërta me situatën, kanë thënë për BBC-në se ushtria ishte mbledhur në rajonin e Donetskut për ardhjen e komandantit të ri.

    Sulmi ka ndodhur pak orë pasi presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë takim, Shoigu i ka raportuar shefit të tij për suksesin në frontin e luftës dhe për pushtimin e qytetit Avdiivka, mirëpo nuk ka përmendur sulmin me dy raketa në Donetsk.

    Një ushtar që i ka mbijetuar këtij sulmi, ka thënë se komandantët e brigadës kishin urdhëruar ushtarët që të qëndronin në fushë.

    Ata dyshohet se janë sulmuar me dy raketa të lëshuara nga sistemi raketor HIMARS, prodhim i SHBA-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!