×
  • Lajme
  • Botë / Misioni i suksesshëm

    SHBA-ja kthehet në Hënë për herë të parë pas 52 vjetësh

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 3:06

    Një kompani amerikane ka arritur të shkruajë historinë duke u bërë e para komerciale që arrin të ulë robotin e saj në Hënë, raporton BBC.

    Kompania me bazë në Houston, “Intuitive Machines”  ka ulur robotin e saj Odisenë afër polit jugor të Hënës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ky është moment i rëndësishëm, jo vetëm për hulumtimin komercial të hapësirës, por edhe për programin amerikan të hapësirës në përgjithësi.

    “Intuitive Machines” ka thyer mungesën e SHBA-së për më shumë se gjysmëshekulli në sipërfaqen e Hënës.

    Ishte misioni Apollo i vitit 1972 qëkur një pajisje harduerike amerikane preku sipërfaqen hënore.

    “SHBA-ja është kthyer në Hënë”, ka thënë Bill Nelson, administrator i NASA-s. “Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani private – kompani amerikane – ka nisur udhëtimin këtu. Sot është dita që tregon fuqinë e partneritetit komercial të NASA-s”, ka shtuar ai.

    Një anëtar i stafit duke pritur në ankth për uljen e robotit në sipërfaqen e Hënës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!