Të paktën katër persona kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë një ndërtesë 14 katëshe në qytetin e Valencias në Spanjë, raporton BBC.
Zjarri ka nisur në bllokun banesor në lagjen Campanar para se të përhapej edhe në ndërtesën ngjitur, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Zjarrfikësit kanë shpëtuar dhjetëra persona nga ballkonet e apartamenteve të tyre.
Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë, janë lënduar nga zjarri, i cili ende nuk është lokalizuar.
Ndërtesa përmban 138 apartamente me 450 banorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.