Si kurrë më parë gara për titull në Superligën e Kosovës në futboll është bërë tejet e nxehtë, si në Premierligën Angleze.
Me tri ndeshjet e zhvilluar ditën e sotme u mbyll edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, por që lideri mbeti i njëjtë Ballkani, shkruan Reporteri.net.
Kjo pasi Llapi luajti baras dhe pa gola në derbin ndaj Prishtinës, me me ç’rast lështoi rastin të rrëmbejë pozitën e liderit në tabelë, por mbetet i dyti me veç një pikë prapa liderit.
Kurse Drita nga Gjilani fitoi ndaj Dukagjinit dhe hyri fuqishëm në garën për titull, pasi renditet e treta me vetëm dy pikë prapa Ballkanit dhe një prapa Llapit.
Në pozitat tjera, Malisheva renditet e katërta, e ndjekur nga Prishtina, pastaj Dukagjini, Feronikeli ’74, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.