Një dridhje toke është regjistruar mbrëmjen e së dielës në afërsi të qytetit bregdetar, Ulqin, në Malin e Zi.

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka njoftuar se tërmeti ishte 2.5 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e këtij tërmetit ka qenë në afërsi të qytetit të Ulqinit, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Sipas të dhënave, dridhjet e tokës u ndiejnë edhe në Shqipëri, në rrethinën e Shkodrës.