×
  • Lajme
  • Lajme / Aksidenti me fatalitet

    Dërgohet në mbajtje ngasësja që goditi për vdekje një person në Prishtinë

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 18:54
    Foto: EO

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar ngasësen që goditi për vdekje një person në Prishtinë.

    Në një konfirmim për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se e dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).

    Një person ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur të hënën gjatë ditës në rrugën “Agim Ramadani”, afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!