×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Më shumë se 100 palestinezë të vrarë afër kolonës me ndihma në Gaza

    Reporteri
    29 Shkurt 2024 | 18:39

    Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 112 palestinezë janë vrarë afër kolonës me ndihma në veri të Gazas.

    Ministria ka fajësuar forcat izraelite për vrasjen e palestinezëve. Sipas saj, ushtria izraelite ka hapur zjarr në drejtim të turmës së njerëzve.

    Burimet e BBC-së në ushtrinë izraelite kanë pranuar se kanë hapur zjarr pasi disa persona në turmë kanë lëvizur në drejtim të ushtarëve në mënyrë “që ka rrezikuar ata”.

    Mirëpo një dëshmitar i ka thënë BBC-së se disa prej vdekjeve janë shkaktuar kur kamionët kanë goditur njerëzit dhe jo nga armët izraelite.

    Forca Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se ka hapur zjarr ndaj disa civilëve që po i afroheshin postbllokut.

    Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden e di se incidenti do të komplikojë bisedimet për lirimin e pengjeve që po zhvillohen tash e disa ditë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!