Demokracia përfaqësuese mbetet sistemi më i pëlqyer i qeverisjes rreth botës, por paraqitja e saj është duke u zbehur para zgjedhjeve në pjesën më të madhe të botës, thuhet në një sondazh në 24 shtetet demokratike të kryer nga Qendra e Hulumtimeve Pew.
Teksa mesatarja prej 77 për qind në 24 shtetet e anketuara tregon se demokracia përfaqësuese është sistem i mirë i qeverisjes, më i lartë se çdo regjim tjetër, mesatarja prej 50 për qind të të anketuarve ishin të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon demokracia në vendin e tyre. Në 22 vendet ku të dhënat ishin të qasshme që prej viti 2017, herën e fundit kur Pew kreu sondazh për demokracinë, pjesa më e madhe e të anketuarve e kanë përshkruar demokracinë si sistem shumë të mirë në gjysmën e shteteve të tyre, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
“Njerëzve u pëlqen demokracia përfaqësuese. Por këtu mund të shihni se ata janë të pakënaqur se si po performon ajo”, thotë Richard Wike, drejtor menaxhues i Global Attitudes në Pew. “Ka një shkëputje të vërtetë ndërmjet njerëzve dhe përfaqësuesve të tyre”, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në 24 shtetet – të gjitha demokratike – mesatarja prej 74 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk besojnë se zyrtarët e zgjedhur shqetësohen se çfarë mendojnë qytetarët. Vetëm 10 nga 24 liderët e liderëve të shteteve kanë vlerësime të mira nga gjysma e të anketuarve.
Mirëpo regjimet alternative kanë vlerësim edhe më të keq. Vetëm gjashtë liderë të opozitës morën vlerësime të mira dhe 42 për qind e të anketuarve kanë thënë se asnjë parti politike në shtetin e tyre nuk përfaqësonte pikëpamjen e tyre. Njerëzit në qendrat politike kishin më shumë gjasa të raportonin se nuk ndiheshin sikur partia përfaqëson pikëpamjet e tyre.
Sondazhi është realizuar në kohën kur demokracitë e botës po bëhen gati për vitin titanik sepse do të mbahen zgjedhje në më shumë se 50 shtete që përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së botës. Këtu përfshihen zgjedhjet indiane në pranverë, zgjedhjet në Bashkimin Evropian në qershor dhe zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zgjedhjet do të mbahen në kohën kur mbështetja në regjimet më autoritare të qeverisjes është duke u rritur. Sondazhi i Pew zbulon se në tetë shtetet e anketuara, mbështetja për një “lider të fortë”, i cili mund të marr vendime pa ndërhyrje gjyqësore ose legjislative, është rritur që prej vitit 2017.
Këto shtete janë Brazili, Gjermania, Meksika, Kenia dhe Argjentina. Lideri argjentinas Javier Milei, “anarko-kapitalist” i vetëshpallur, mbështetësit e të cilit e quajnë “i çmenduri”, fitoi zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Në përgjithësi, pak më pak se një e treta e të anketuarve mbështesin një lloj sistemi më autoritar në shtetin e tyre.
Mbështetja për lidership më autoritar është më e fuqishme në shtetet me nivel të ulët të të ardhurave dhe arsimimit dhe te shtetet me ideologji më të djathta./Reporteri.net.