Dhjetra fëmijë janë shtruar në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës, por mjekët nuk janë në gjendje t’u ofrojnë trajtimin e duhur. Programi Botëror i Ushqimit thekson se Gaza ka numrin më të madh të fëmijëve të kequshqyer në botë.
Gjashtë fëmijë kanë vdekur nga dehidrimi dhe kequshqyerja në spitalet në veri të Gazës, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në territorin e rrethuar palestinez, ndërsa situata katastrofike humanitare në enklavën e rrethuar përkeqësohet.
Dy fëmijë vdiqën në spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës, tha ministria të mërkurën. Më herët u raportua se katër fëmijë vdiqën në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës, ndërsa shtatë të tjerë mbetën në gjendje kritike, raporton Al Jazeera.
“Ne kërkojmë nga agjencitë ndërkombëtare që të ndërhyjnë menjëherë për të shmangur një katastrofë humanitare në Gazën veriore”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra, ndërsa sulmet e Izraelit ndaj Gazës vazhdojnë.
“Komuniteti ndërkombëtar po përballet me një provë morale dhe humanitare për të ndaluar gjenocidin në Gaza.
Drejtori i spitalit Kamal Adwan, Ahmed al-Kahlout tha se spitali kishte dalë jashtë shërbimit për shkak të mungesës së karburantit për të vënë në punë gjeneratorët e tij. Të martën, Spitali Al-Awda në Jabalia gjithashtu doli jashtë shërbimit për të njëjtën arsye.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.