Drejtori i spitalit në qytetin e Gazas ka bërë të ditur se shumica e të plagosurve që janë trajtuar, kanë plagë të plumbave pas sulmit të ushtrisë izraelite ndaj turmës që ishte mbledhur përreth konvojit të ndihmave.
Të paktën 115 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 750 të tjerë janë plagosur të enjten. Dëshmitarët kanë thënë se ushtria izraelite ka hapur zjarr në momentin kur turma ka nisur të marrë ndihmat nga konvoji.
Izraeli ka pretenduar se shumë prej viktimave janë viktimë e stampedos që nisi pas kaosit dhe se ushtria hapi zjarr ndaj disa palestinezëve, të cilët, sipas Izraelit, po lëviznin në drejtim të tyre.
Doktori Mohammed Salha në spitalin Al-Awda ka thënë për “Associated Press” se 176 të plagosurit kishin plagë plumbash. 34 të tjerë ishin lënduar në stampedo.
Ai nuk ka mundur të tregonte për shkakun e vdekjes së viktimave, sepse trupat janë marrë nga spitalet e qeverisë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se në luftën mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë më shumë se 30 mijë palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 71 mijë të plagosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.