×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Visar Azemi i LDK-së: Pushteti i VV-së po heshtë për arrestimin e Hasan Krasniqit

    Reporteri
    03 Mars 2024 | 19:41

     Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se pushteti po heshtë për arrestimin e Hasan Krasniqit, zyrtarit që VV e vendosi si kryeshef në KRU “Gjakova”,  për të cilin ekskluzivisht raportoi të premten Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pushteti po heshtë edhe për arrestimin e Hasan Krasniqit, zyrtarit që VV e vendosi si kryeshef në KRU “Gjakova”. Ai ra në pranga si i dyshuar për trafikim me njerëz. Hasani po akuzohet ndërkombëtarisht dhe ky rast shënon një prej skandaleve më të rënda dhe më të dëmshme për reputacionin e Kosovës viteve të fundit” ka shkruar Azemi në Facebook, të dielën.

    Ai ka përmendur edhe rastin e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, duke thënë se këto raste tregojnë “korrupsionin e pushtetit”.

    “Fatkeqësia është se ky rast s’është i vetmi. Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive. Edhe Nagip Krasniqin e vendosën në krye të KEK-ut, edhe ai u arrestua për dyshime për keqpërdorim e korrusoion. Martin Berishajn e emëruan ambasador, u bë skandal rajonal. Andej ua arrestojnë një zyrtar të partisë për drogë, e këndej iu shpërthen skandali me rezerva në ministri”.

    “Skandal pas skandali. Keqpërdorime të njëpasnjëshme e korrupsion masiv. Tre vite kështu krahas një qeverisjeje të paaftë, e cila në më shumë se 1000 ditë vetëm e vështirësoi gjendjen socio-ekonomike në vend dhe e minimizoi çdo arritje të mëparshme të shtetit. E kanë futur vendin në udhë pa krye. Po bëhen rrezik për të ardhmen”, ka thënë Azemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!