×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 11:16

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjta ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e ngjarjes.

    “Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i dyshuari për plagosjen pasi shtiu me armë në drejtim të viktimës, u largua nga vendi i ngjarjes me një veturë BMW, me ngjyrë të kuqe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!