×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    16 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt veç në muajin shkurt

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 14:23

    Gjatë muajit shkurt, Policia e Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se janë raportuar 16 raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Ferizajt, shkruan Reporteri.net.

    Nga 16 raste, 11 prej tyre janë në Ferizaj, tri në Shtërpcë dhe nga një rast në Han të Elezit dhe Shtime.

    Komunikata:

    Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë muajit shkurt 2024 janë raportuar

    16 raste të dhunës në familje, prej tyre:

    – Ferizaj 11 raste,
    – Shtërpcë 3 raste
    – Shtime 1 rast dhe
    – Hani Elezit 1 rast

    Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje.

    Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

    Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

    Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!