Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, uroi ekipin për femra U-18 në hendboll, dhe u tha që të vazhdojnë ta bëjnë krenare Kosovën.
“Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, shkroi ai në X.
Ndryshe të shtunën kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet në Kinë.
Vajzat u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.
Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16.
Kurti përgëzon çikat e Kosovës: Suksese në rrugëtimin e Botërorit
Çikat e Kosovës shkruajnë historinë, kualifikohen në Botëror
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.