×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Serbia duhet t’u shpejgojë më mirë partnerëve dëshirën dhe vendosmërinë për integrim në BE

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 15:59

    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi sot, në forumin e biznesit në Kopaonik, se Serbia duhet t’u shpjegojë më mirë partnerëve të saj se çfarë po përpiqet të bëjë, cilat janë problemet me të cilat po përballet, por edhe të jetë e qartë në dëshirën e saj dhe të vendosur për të vazhduar në rrugën evropiane, përcjell Reporteri.net.

    “Ka njerëz që besojnë se Serbia nuk do të vazhdojë rrugën evropiane, të tjerë dëgjojnë se BE-ja nuk do ta integrojë Serbinë, ka shumë mosbesim. Dhe kur është kështu, njerëzit nuk duan të marrin masa që nuk janë të lehta , masa që janë të vështira, sidomos kur nuk e di se çfarë po merr”, tha Hill në panelin e një prej tubimeve më të mëdha në Serbi.

    “Po, ju jeni duke marrë diçka, por çfarë është ajo” tha Hill, shkruan Tanjug.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!