Ish, kryeministri, Avdullah Hoti uroi kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Ai ka thënë se me këtë bazë rajoni i Ballkanit është më i sigurtë e po ashtu edhe shqiptarët.
“Urime Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Kjo është arritje e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009.
Me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt. Gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, janë më të sigurt.
Me padurim presim ditën kur flamuri i Kosovës do të valojë në selinë e NATO-s krahas vendeve të tjera anëtare”, shkroi Hoti.
Postimi i plotë:
Urime Qeverisë së Shqipërisë🇦🇱 dhe Kryeministrit Edi Rama për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Kjo është arritje e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009.
Me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt. Gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, janë më të sigurt.
Shqipëria🇦🇱 po kontribuon në sigurinë rajonale dhe më gjerë.
Me padurim presim ditën kur flamuri i Kosovës🇽🇰 do të valojë në selinë e NATO-s krahas vendeve të tjera anëtare.