×
  • Lajme
  • Botë / Vendimi historik

    Franca me kushtetutë lejon abortet

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 19:11

    Franca ka përfshirë në Kushtetutë të drejtën për abort, duke u bërë shteti i parë në botë teksa ky vendim është cilësuar si historik nga grupet për të drejtat e grave dhe është kritikuar shumë nga grupet kundër abortit.

    Të drejtat e abortit pranohen në Francë më shumë sesa në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete tjera. 80 për qind e francezëve kanë përkrahur faktin se aborti është i ligjshëm, raporton Reuters.

    “Po dërgojmë mesazh te të gjitha gratë: trupi ju përket juve dhe askush nuk mund të vendosë për ju”, ka thënë kryeministri Gabriel Attal në fjalimin e tij para senatorëve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Gratë kanë pasur të drejtën e abortit në Francë me anë të ligjit të vitit 1974.

    Mirëpo vendimi i Supremes në SHBA për të zhbërë ligjin “Roe v. Wade” që njihte të drejtën kushtetuese të grave për abort, kishte nxitur aktivistët që të njëjtin hap ta bënte edhe Franca.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!