×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi në Poloni, flet për decentralizimin në Kosovë

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 19:58

    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marë pjesë në Kongretin e 9-të Evropian të Pushtetit që po mbahet në Poloni.

    Krasniqi tha se në të dy panelet e këtij Kongresi ka prezantuar përvojën e rrugëtimin e Kosovës gjatë decentralizimit, raporton Zeri.info.

    Ai tha se ka përmendur edhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria për të fuqizuar Qeverisjen Lokale.

    Shkrimi i plotë:

    Kisha kënaqësinë të marr pjesë në Kongresin e 9-të Europian të Pushtetit Lokal në 🇵🇱 i cili po zhvillohet me 4 dhe 5 mars.
    Në dy panelet të këtij kongresi kam prezantuar për përvojën, rrugëtimin e Republikës së Kosovës gjatë decentralizimit, duke përmendur hapat e ndërmarrë dhe reformat e përfunduara përmes së cilave Republika e Kosovës ka fuqizuar Qeverisjen Lokale dhe ka promovuar në mënyrë aktive të drejtat e komuniteteve jo shumicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!