×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Certifikohen 180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 20:34

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se janë certifikuar 180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se të drejtat e personave me nevoja të veçanta, aq më tepër të fëmijëve, meritojnë vëmendje të përhershme, duke premtuar kështu mbështetjen e duhur të qeverisë për ta.

    Shkrimi i plotë: 
    180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së pestë u certifikuan sot. Deri tani kemi 409 asistentë të kualifikuar, 65 në kualifikim e sipër, 250 asistentë të punësuar, dhe 250 të tjerë që do të punësohen në vijim.
    Të drejtat e personave me nevoja të veçanta – aq më tepër të fëmijëve – meritojnë vëmendje të përhershme dhe kujdes të specializuar institucional dhe shoqëror, andaj si Qeveri do të vazhdojmë mbështetjen e duhur për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!