×
  • Lajme
  • Lajme / Masat mbrojtëse

    Ajër i ndotur në Prishtinë, IKSHPK-ja apelon për kujdes

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 8:55

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar për kujdes te qytetarët e ndjeshëm, për shkak të ajrit të ndotur në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

    IKSHPK-ja ka rekomanduar që të reduktohen daljet, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat. Është rekomanduar që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja e më pak veturat, që të reduktohet përdorimi i lëndëve të ngurta të djegies në shtëpi e që të mos digjen vaji i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjilli e drunjtë e lagësht për ngrohje.

    Është rekomanduar po ashtu që kushdo që del në ajër jo të shëndetshëm të përdorë maskën mbrojtëse.

    Prishtina tashmë është epiqendër e ajrit të ndotur në rajon e më gjerë. Në vazhdimësi është raportuar për ajrin e ndotur në kryeqytet. Viteve të fundit Prishtina është renditur në majë të vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Gjendja përkeqësohet gjatë stinës së dimrit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!