Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pret që kosovarët ta mbështesin Gjermaninë në Kampionatin Evropian.
Rohde, theksoi se shpreson se Gjermania do të jetë ekipi fitues, kur kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në nisjen e Evropianit.
“Si një entuziast i futbollit, mezi pres me padurim ndeshjet, ‘fair play’ dhe – sigurisht – një tjetër “Sommermärchen” me Gjermaninë si ekip fitues”, shkroi Rohde.
“Llogaris në mbështetjen e kosovarëve – si këtu ashtu edhe në Gjermani”.
Kampionati Evropian do të nisë me datën 14 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.