Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshierje në një mosmarrëveshje të ndodhur në Mitrovicë. Ndërkohë pas veprimeve policore, në cilësi të provave janë konfiskuar tri armë të llojit pistoletë dhe 31 fishek, përcjell Reporteri.net.
“Dje me datën 06 mars 2024, rreth orës 09:25, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshierje në mosmarrëveshje.
Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.
Pas intervistimit, të dyshuarit A.A., 66 vjeçar, për veprën penale, “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton Policia e Kosovës.
Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.