×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron 7 Marsin: Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 10:15
    Foto ilustruese

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca uroi mësuesit për nder të 7 Marsit.

    Konjufca tha se kjo ditë sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre, njofton Klankosova.tv.

    “Në këtë ditë të 7 Marsit, secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre”, shkroi Konjufca në Facebook.

    Ai tha se figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit

    “Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit. Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”.

    “Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”.

    “Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, këtë ditë të lavdit të përndritjes!”, u shpreh Konjufca.

    Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!