Delegacioni i Hamasit ka braktisur bisedimet që po mbahen në Kajro, duke pamundësuar arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gaza, raporton BBC.
Mirëpo grupi militant ka deklaruar se bisedimet indirekt me Izraelin nuk kanë përfunduar, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Të gjitha palët po shpresonin po shpresonin që të arrihet marrëveshja e armëpushimit prej 40 ditësh për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit që nisë këtë fundjavë.
Mirëpo ndërmjetësuesit egjiptianë dhe ata nga Katari e kanë pasur të pamundur të arrijnë marrëveshje me të cilën Hamasi do të lironte pengjet izraelite në këmbim të palestinezëve që po mbahen në burgjet e Izraelit.
Izraeli nuk ka dërguar delegacion në Kajro, duke thënë se së pari dëshironte listën e pengjeve që janë gjallë, të cilët do të mund të liroheshin me këtë marrëveshje.
Ndërkaq Hamasi ka insistuar se Izraeli nuk ka pranuar kërkesën që palestinezët e zhvendosur të kthehen në shtëpi ose kërkesën tjetër që të tërhiqej ushtria izraelite nga qytetet palestineze.
Më shumë se 30 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza qëkur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.